Gjendet trupi i pajetë i 41 vjeçarit nga Shkodra, Adnand Tula i cili u vetëhodh nga ura e Bunës 1 javë më parë.


Sipas të dhënave të policisë të qytetit verior, trupi i 41 vjeçarit është gjetur disa km nga vendi ku ai u vetëhodh në ujërat e lumit, nga banorë të fshatit Tenar të komunës Dajç, në Shkodër.


Forcat e policisë kanë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe më pas trupi i pajetë i 41 vjeçarit është dërguar në morg, ku familjarët kanë bërë edhe identifikimin e viktimës.


41-vjeçari Adnan Tula u vetëhodh nga ura e Bunës më datë 4 nëntor, në sy të shumë njerëzve të pranishëm, të cilët me gjithë përpjekjet për ta shpëtuar, nuk ia kanë arritur pasi trupi është marrë nga rrjedha dhe vetëm 1 javë më vonë u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë disa km larg nga vendngjarja.


11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)