Ndeshjet e javës së 10-të të Superligës janë ndërprerë për shkak të ngjarjes së rëndë që ka ndodhur me katërshen e gjyqtarëve të ndeshjes Luftëtari-Kastrioti, ku në kthim nga Gjirokastra, ata janë aksidentuar dhe ka humbur jetën gjyqtari Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha.
Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një mbledhje urgjente mëngjesin e sotëm, duke shtyrë tri ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur sot, për një datë tjerë.
Sot do të luhej Skënderbeu-Flamurtari, Kukësi-Besa dhe Laçi-Tomorri. Sipas vendimit të marrë dy ndeshjet Kukësi-Besa dhe Laci-Tomorri do të zhvillohen ditën e mërkurë, në të njëjtën ditë kur luan edhe përfaqësuesja me Kamerunin në Zvicër.
Pikërisht për këtë arsye ndeshja tjetër mes Skënderbeut dhe Flamurtarit do të shtyhet për një tjetër datë, pasi disa lojtarë të këtyre dy skuadrave janë të grumbulluar me përfaqësuesen.
11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)