Pas publikimit të lajmit se në bregdetin shqiptar kanë mbërritur anije naftë-kërkuese greke, aktivistë dhe drejtues të Aleancës Kuq e Zi i janë drejtuar Ksamilit, nga ku kanë vrojtuar kufirin shqiptaro-grek. Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të angazhohen forcat e armatosura për ndaljen e kërkimeve për naftë nga pala greke.


“Jemi sot këtu për të nisur vrojtimin e pandalshëm të kufirit shqiptarë dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Aktivistë të AK janë në  gadishmëri për mbrojtjen e kufirit. Nga sot AK nis regjistrimin e vullnetarëve për ruajtjen e kufirit nisëm kjo që do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. AK kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe për këtë ai ka vetëm një javë kohë që të angazhojë Forcat e Armatosura të ndalin kompanitë naftë-kërkuese greke ose në të kundërt ne do ti dalim për zot mbrojtjes së kufirit dhe territorit shqiptarë. Nga ana tjetër Berisha-Avramopulos po i bëjnë kombit shqiptarë në 100 vjetorin e pavarësisë dhuratën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë, të cilët kanë dalë hapur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen detare” deklaroi Spahiu.


12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)