Foto ilustruese


Sërish aksidente me pasojë vdekjen në autostradën Fushë-Krujë- Milot. Mëngjesin e sotëm, 32-vjeçari Gazi Përdoda ka ndërruar jetë, kur motori me të cilin udhëtonte është përplasur nga një furgon me targë të Krujës.


Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë brenda pak minutash, pa mundur të marrë as ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të dhënë detaje të mëtejshme të aksidentit, ndërsa vijojnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë rrugore.


15 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)