Një 57-vjeçar me banim në Tiranë është gjetur sot i pajetë në Gjirokastër. Burimet policore sqarojnë se Besmir Hysaj, 57 vjeç nga Kavaja, me banim në Tiranë, është gjetur i pajetë, në anën e murit tek vendi i quajtur Ura e Lumit afër varrezave të Dëshmorëve.


Hysaj prej disa muajsh jetonte si endacak nëpër rrugët e qytetit të gurtë. T rupi i pajetë ishte i mbuluar me plasmas dhe i shtrirë në zhavorr. Dyshohet se vdekja e 57-vjeçarit ka ndodhur për shkaqe natyrore, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së Hysaj.


17 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)