Foto ilustruese


Sërish incident në ambientet e brendshme të tunelit të Qafë Kërrabës. Mesditën e sotme 24-vjeçari Marsel Bahja, me profesion topograf, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash e për pasojë ka marrë dëmtime të rënda.


I riu është dërguar urgjentisht në Spitalin kirurgjikal të Elbasanit, ku po merr ndihmën mjekësore. Pak ditë më parë , në këtë tunel ka humbur jetën 47-vjeçari Aleks Kondi, i cili u zu poshtë njërit prej paneleve që përdorte për ndërtim.


17 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)