Një 22-vjeçare është gjetur e vetëvarur në një pemë pranë banesës së saj në fshatin Kallmetë, të Lezhës. Burimet policore sqarojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, kur Silvana Ndoka është gjetur e vetëvarur në një pemë, rreth 100 metra larg banesës së saj.


Policia është njoftuar nga familjarët për ngjarjen dhe është nisur menjëherë për në vendngjarje. Nga ekzaminimi i kufomës është konstatuar se e reja ka humbur jetën e asfiksuar dhe rasti është klasifikuar si vetëvrasje. Nuk dihen ende motivet që e kanë detyruar vajzën të ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Policia do marr në pyetje familjarët dhe të njohur të 22-vjeçares për të hedhur dritë mbi motivet e vetëvrasjes.


25 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)