Një 15-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Urën Vajgurore, Berat, ndërsa ndodhej në një festë me shoqet dhe shokët e saj. Sipas dëshmive të dhëna edhe nga miqtë e adoleshentes, të pranishëm në momentin e ngjarjes, në mënyrë të papritur 15 vjeçarja ka pësuar një gjendje të fikëti dhe më pas është dërguar menjëherë për në spital, ku edhe ka gjetur vdekjen.


Gjithashtu, miqtë e saj dëshmojnë se vajza nuk kishte konsumuar pije alkoolike, por kishte pirë  vetëm pije energjike. Pritet që autopsia të zbardhë shkaqet e vërteta që kanë shkaktuar vdekjen e 15-vjeçares, ndërsa mjekët paraprakisht dyshojnë se vajza mund të ketë pësuar një infarkt apo hemorragji cerebrale, por nuk përjashtohet as mundësia e një helmimi nga ndonjë ushqim i konsumuar gjatë festës.


27 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)