Alarm fals për bombë në Gjykatën e Tiranës. Një telefonatë e ardhur në policinë e Tiranës rreth orë 11:00 të paradites së sotme ka vënë në alarm blutë e kryeqytetit. Sipas policisë, alarmi është dhënë përmes një telefonate anonime që fliste për një sasi eksplozivi të vendosur në ambiente e gjykatës.
Menjëherë forca të shumta policia kanë bërë evakuimin e personelit të gjykatës duke ndërprerë në këtë mënyrë aktivitetin dhe seancat gjyqësore të planifikuara për ditën e sotme.
Ndërkohë, forcat xheniere kanë nisur kontrollet e specializuara lidhur me praninë ose jo të lëndës plasëse, ku nga këqyrja e imtësishme e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të gjykatës policia ka konkluduar se bëhej fjalë për një alarm fals.
5 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)