Ambasadori i Serbisë në NATO vdiq pasi u hodh nga kati i sipërm i një parkingu makinash në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton media ndërkombëtare.


Ministria e Jashtme e Serbisë konfirmoi se Branislav Milinkovic, 52 vjeç, vdiq, por nuk dha detaje. Ministria lavdëroi punën e tij.


Media belge njoftoi se ai u hodh drejt vdekjes në prani të zyrtarëve të Serbisë të martën në mbrëmje. Zyrtarët e Serbisë gjendeshin në Bruksel për bisedime me ministrat e jashtëm të BE-së. Serbia nuk është anëtare e NATO-s.


Aksidenti ndodhi rreth orës 18 të martën në mbrëmje, tha një burim nga aeroporti i Brukselit.


Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje por nuk qenë në gjendje të mbanin në jetë Milinkovicin.