Numri i të vdekurve nga tajfuni Bopha në Filipine ka kaluar 300. Burimet zyrtare thonë se mbi 300 njerëz të tjerë figurojnë të zhdukur, ndërsa rreth 400 janë plagosur.
Stuhia e së martës e cila ka goditur pjesët qendrore dhe jugore të vendit duke sjellë shira të dendura dhe erëra të forta ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, duke shkulur çatitë e shtëpive dhe sjellë rrëshqitje toke
Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga përmbytjet, rrëshqitja e dheut apo rënia e lisave. Autoritetet thonë se afro 190 000 njerëz mbeten në qendrat e evakuimit dhe se energjia elektrike mungon në disa zona.
6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)