Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm pesë ish-të përndjekur politikë, mes të cilëve mendohet se janë edhe Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku, pjesëmarrës dhe organizatorë të grevës së urisë.
Ish të përndjekurit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3, pasi mendohet se ishin duke organizuar një tubim paqësor për të kërkuar të drejtat e tyre.
Përfaqësues të kësaj shtrese janë shporuar disa herë në polici, ndërsa një nga rastet ishte ditën e ardhjes në vendin tonë të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, kur një grup ish të përndjekurish që ishin mbledhur para parlamentit, u shoqëruan të gjithë në polici.
7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)