Një i ri nga kryeqyteti është gjetur i vdekur pranë një hoteli pranë QSUT-së. Trupi i pajetë është pikasur mbrëmjen e sotme nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Uniformat blu kanë identifikuar viktimën si Renato Kurti dhe pas verifikimeve, kanë sqaruan se i riu ka vdekur nga overdoza. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
9 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
