I ftohti mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e një 68-vjeçari nga Elbasani. Sipas policisë lokale, Rauf Pepa, 68 vjeç është gjetur pa ndjenja, i shtrirë në trotuar në lagjen “11 nëntori”.


Kanë qenë kalimtarë të rastit që janë përpjekur ti japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por me gjithë përpjekjet e personelit mjekësor, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.


Paraprakisht policia ka deklaruar  se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak në zemër, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga temperaturat e ulëta.


10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)