Konflikti për një gardh i ka marrë jetën një 51-vjeçari nga fshati Gjormë, i Vlorës. Viktima, Nuri Seferi, 51 vjeç është qëlluar me armë zjarri në këmbë, çka ka rezultuar fatale për të.
Megjithë përpjekjet për ti ardhur në ndihmë, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të hemorragjisë. Mjekët e spitalit rajonal të Vlorës kanë pohuar se 51-vjeçari nga fshati Gjormë ka mbërritur i vdekur në urgjencë.
Ndërkohë policia, pas marrjes së sinjalizimit është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është identifikuar nga uniformat blu.
13 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)