Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja rrugore është regjistruar në fshatin Mengël, ku ka mbetur i vdekur Osman Shabani, 51 vjeç.


Ai është përplasur aksidentalisht nga furgoni me targa EL 6416 B, që drejtohej nga kushëriri i tij, Xhevdet Shabani, 43 vjeç. Viktima është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal nga drejtuesi i mjetit, por nuk ka mundur të mbijetojë.


Autori i aksidentit është shoqëruar për në komisariat ku ka sqaruar rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë pakujdesia nga ana e drejtuesit të furgonit.


14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)