Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila të hënën ka anuluar udhëtimin në Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, për shkak të virusit në stomak, ka përplasur kokën pasi ka humbur ndjenjat nga një gjendje të fikëti.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Clinton po merr ndihmën e nevojshme në shtëpi dhe se është nën vëzhgimin e mjekëve.
Ndihmësi i saj, Philippe Reines, ka deklaruar se Clinton ka qenë e dobët për shkak të virusit, kur i ka rënë të fikët.
Ndërkohë, ende nuk dihet kush do të jetë zëvendësi i saj në postin e sekretarit të shtetit.
15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)