Një taksist ka rënë në prangat e policisë pasi me makinën e tij, veç profesionit të taksistit, shpërndante edhe drogë të llojit kokainë në kryeqytet.


Blutë e Tiranës informojnë se kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 42 vjeçarin  Paulin Deda, i cili ushtron profesionin e taksistit pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një sasi droge e llojit heroinë. Taksisti i licencuar e ushtronte profesionin e tij në zonën e ish Bllokut, në kryeqytet, ku shpërndante edhe drogë.


Polica ka nisur hetimet për të identifikuar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.


16 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)