PS vijoi edhe ditën e sotme të kërkojë llogari lidhur me të dhënat e pasurisë të deklaruara nga vajza e Kryeministrit Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj Jamarbër Malltezi. Deputeti Taulant Balla deklaroi se pasuria e vajzës së Kryeministrit me bashkëshortin e saj arrin 600 milionë lekë në një vit.

dDke iu referuar kësaj pasurie të pazakontë për një realitet si ky i yni, Balla kërkoi, që për hir të transparencës, drejtoria e tatimeve të zbardhë nëse ky çift kanë paguar tatim mbi të ardhurat.


“Jamarber Malltezi merr 7 milionë lekë në vit nga mësimdhënia apo njësoj sikur te kishte një rrogë mujore 580,000 lekë. Me taksën e sheshtë paguan 10 % ose 58,000 lekë tatim mbi të ardhurat. Nëse do të ishte në fuqi taksa progresive si në 2007 do të duhet të paguante 98,940 lekë tatim në muaj që i përket një shkalle tatimore 17%. 40,940 lekë më pak taksa që shkojnë në buxhet kompensohen nga rritja e taksave për 16 mësues. Argita Berisha merr 12 milionë lekë në muaj vetëm nga mësimdhënia. Me taksën e sheshtë ajo paguan 10%, nga 18.6% që do të paguante me taksën progresive”, – tha Balla.


Balla e komentoi shembullin si rastin tipik të atyre që sot në Shqipëri paguhen më shumë dhe paguajnë taksa më pak.

18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)