Një i ri korçar, i njohur si përdorues droge ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në lumë. Ngjarja ka ndodhur nëlagjen nr.14 të Korçës, ku Arjan Kalendria, 32 vjeç, banues në Moravë ka rënë aksidentalisht në ujërat e lumit Dunavec.


Edhe pse u dërgua menjëherë në spital nga banorët e zonës ai nuk mundi të mbijetojë. Sipas policisë, 32-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë pasi ka konsumuar lëndë narkotike.


Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që pritet të dalin rezultat e autopsisë që do të hedhin dritë mbi motivet e sakta të vdekjes së parakohshme të të riut.


18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)