Një 38-vjeçar është gjetur i vrarë në një kanal, ku ishte hedhur për të humbur gjurmët.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku banorët vendas kanë konstatuar trupin e një njeriu në kanalin e fshatit dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Pas këqyrjes së vendit të  ngjarjes, policia konstatoi se 38-vjeçari i identifikuar si Erjon Ibi ishte qëlluar me mjete të forta, çka mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.


Pak kohë më pas polica bëri të mundur edhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarjeje, që është 19 vjeçari Xhensil Lipo, nga po i njëjti fshat, i cili dyshohet ta ketë kryer krimin për motive të dobëta.


Sipas policisë, 38 vjeçari është vrarë përpara dy ditësh, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e trupit të tij. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)