Kërpi
Gjykata e Apelit në Shkodër pushon çështjen ndaj 53 fermerëve të Komunës Shkrel, të cilët akuzoheshin për kultivimin e lëndëve narkotike. Kolegji Penal ka vendosur në favor të 53 fermerëve të Shkrelit, duke u dhënë fund proceseve gjyqësore që kanë zgjatur më shumë se 10 vjet. Gjykata vërteton se fermerët kanë kultivuar kërp industrial dhe jo kanabis sativa siç pretendohej. Vendimi erdhi pasi Instituti i Mjekësisë Ligjore vërtetoi se lënda e kultivuar ishte kërp industrial. Banorët e Shkrelit akuzohen se nuk kultivojnë kërp, por kanabis dhe ngjashmëria midis këtyre të dyjave ka sjellë edhe betejën ligjore të fermerëve prej vitesh. I gjithë ky kultivim kërpi bëhej nën kujdesin e një shoqate bamirëse humanitare, e cila herë pas here ka dalë në mbrojtje të fermerëve.