Emërimet
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka prezantuar dje drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda. Në kryeqytet, është komanduar prokurori Adnan Kosova, që më parë ka drejtuar me sukses Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe së fundmi punonte si prokuror në akuzën qendrore. Ndërkohë, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është prezantuar Eugen Beçi, duke zënë vendin e Olsian Çelës, i cili drejtoi këtë akuzë për katër vite. Ky i fundit, sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, ka dhënë dorëheqjen para Llallës. Ndryshimet vijnë në kuadër të ristrukturimit të sistemit të akuzës, menjëherë pasi në postin e kryeprokurorit është emëruar Adriatik Llalla, që pasoi Ina Ramën.