Gjykata e Pogradecit vendosi masën e arrestit burg pa afat për 19-vjeçarin Xhensil Lipo, i akuzuar për vrasjen e 38-vjeçarit, Erjon Ibi.


Lipo u arrestua dy ditë më parë nga uniformat blu të Pogradecit si i dyshuari kryesor i vrasjes së 38-vjeçarit Ibi, baba i dy fëmijëve të mitur.


Trupi i pajetë i Ibit u gjet në një kanal në afërsi të banesave të fshatit Çërravë. Pas ekspertizës, policia tha se ai kishte gjetur vdekjen nga goditjet me sende të forta pas koke.


Thellimi i hetimeve zbardhi se natën e krimit kishte ndodhur një zënkë për motive banale në një lokal të fshatit Çërravë mes 19-vjeçarit nga fshati Leshnicë dhe viktimës. Pas debatit, mendohet se 19-vjeçari e ka ndjekur 38-vjeçarin nga pas dhe e ka goditur atë befasisht disa herë me gurë pas koke dhe më pas ka mbuluar trupin me mjete rrethanore në një kanal aty pranë.

21 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)