Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka shpërndarë sot parlamentin në Romë, duke i hapur kështu rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të reja parlamentare. Vendimi i Napolitanos pason deklaratën e dorëheqjes nga kryeministri Mario Monti të premten.


Gjatë ditës së sotme presidenti Napolitano ka pasur disa takime me drejtues të partive kryesore në vend për këshillime në lidhje me hapat e mëtejshëm për zgjedhje e reja. Monti dha dorëheqjen të premten pasi partia e ish- kryeministrit Silvio Berlusconi tërhoqi mbështetjen ndaj tij. Dorëheqja e kryeministrit Monti ka shtuar shqetësimet se mund të thellohet më tej kriza e borxheve.


Ish- komisioneri i BE vlerësohej jashtë vendit të tij si një garant në mënyrë që Italia të vazhdonte rrugën e kursimeve. Por në popull ai kishte ardhur duke u bërë gjithmonë e më i padëshiruar. Në lidhje me të ardhmen e Monti ka spekulime,ndërkohë që nesër pritet që ai të japë një konferencë për shtyp.


22 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)