Burma


Foto ilustruese


Një avion u detyrua të bëjë një ulje emergjente mbi një fushë orizi në shtetin e Burmas në Azinë Juglindore, duke shkaktuar vdekjen e një njeriu në tokë dhe një pasagjeri, njofton BBC. Rreth 10 vetë të tjerë mbetën të plagosur. Avioni i kompanisë Air Bagan po transportonte 60 pasagjerë në një udhëtim brenda vendit. Zjarri në një prej motorëve detyroi pilotin të kryejë një ulje të guximshme në një fushë të mbjellë me oriz. Por ndërsa u ul, avioni vrau një motoçiklist që po udhëtonte në tokë. Avioni u nda më dysh gjatë aksidentit dhe ekspertët thonë se qe një mrekulli që ngjarja u mbyll me vetëm dy viktima. Kompania ajrore përdor avionë Fokker-100, të cilët kanë shumë kohë që nuk përdoren.


Burma është një vend që së fundmi është hapur për turistët, të cilët kanë filluar ta dashurojnë këtë vend dikur të panjohur dhe të qeverisur nga një juntë ushtarake.