Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka sekuestruar një kontenier me cigare kontrabandë në portin e Durrësit. Kontenieri qëndronte prej disa ditësh në terminal dhe nuk tërhiqej nga porositësit e mallit.


Sipas burimeve policore mësohet se kanë qenë 945 koli me cigare pa pullë fiskale, që janë sekuestruar dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë sjellë dhe porositur këtë sasi cigaresh. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Qazim Merlikaj, tha se cigaret kanë ardhur nga Singapori dhe kishin si destinacion tregun vendas.


Edhe herë të tjera është tentuar që të kalohen cigare kontrabandë për tregun vendas ose vendet e rajonit. Një sasi e ngjashme prej 700 kolish me cigare kontrabandë u bllokua në fund të muajit korrik të këtij viti nga dega e doganës së Durrësit.


27 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)