Avokati i Popullit, Igli Totozani ishte ditën e sotme në shtëpinë e vajzës 7 vjeçare nga Xhafzotaj i Durrësit, që humbi jetën dje në Spitalin Pediatrik në QSUT, ku u takua me prindërit e saj.
Pasi u shprehu ngushëllimet për humbjen e tyre të madhe, Totozani theksoi se institucioni që ai drejton do të zhvillojë një hetim të pavarur lidhur me këtë çështje.
Sipas zyrës së shtypit të Avokatit të Popullit, në ditët në vijim ky institucion do të dërgojë një grup ekspertësh, të cilët pasi të regjistrojnë ankesën e familjarëve të vajzës, do ndërmarrin një hetim të pavarur.
Prindërit e vogëlushes 7-vjeçare Arsela Vladi e cila ndërroi jetë pasditen e djeshme në spitalin e Pediatrisë në kryeqytet, e sëmurë me diabet, akuzuan mjekët për neglizhencë gjatë mjekimit të vajzës së tyre gjë që solli edhe vdekjen e saj.
28 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)