Dy persona kanë mbetur të plagosur në qytetin e Korçës pas një sherri me thika mes disa të rinjve, të cilit ishin në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në orët e natës mes së premtes dhe të shtunës.
Sipas të dhënave të policisë së qytetit juglindor, si rezultat i përdorimit të armëve të ftohta në konfliktin mes të rinjve kanë mbetur të plagosur Fatjon Muharremi dhe Lorenc Dauti, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar personat e përfshirë në konflikt dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
5 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)