Projekti


Administrimi i ri i CEZ Shpërndarjes ka përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, ndonëse në përqindje të ulët. Kryetari i ERE-s, Sokol Ramadani, thotë se faturat e energjisë janë paguar rregullisht nga qytetarët, ndërsa është synuar të ulet niveli i energjisë që humbet në rrjet. Kompania e shpërndarjes ka ulur ndjeshëm shpenzimet operative dhe njëherësh ka reduktuar strukturën e fryrë drejtuese. Sipas tij, përmirësimet janë të nivelit 2-3 për qind. “Po të flasësh në përqindje të zvogëlimit të shpenzimeve, duke parë që edhe shlyerjet e detyrimeve që kanë ndaj operatorëve të tjerë, janë të ndjeshme, tregon që ka një performancë, sepse janë zvogëluar në mënyrë të ndjeshme shpenzimet operative të kompanisë”, shprehet Ramadani.