Still image from video shows North Korea's leader Kim Jong-un holding up a pistol as he supervises pistol and automatic file firing drills at the second battalion under North Korea People's ArmyAzia e Largët


Lufta e fjalëve në nivelin më të lartë të mundshëm në gadishullin e ndarë


Stafet diplomatike në Korenë e Veriut duket se po qëndrojnë në pozicionet e tyre, pavarësisht se shteti komunist i bëri thirrje të largohen për shkak të tensioneve të rritura në gadishull. Qeveria diktatoriale u tha misioneve diplomatike se nuk mund t’i garantojnë sigurinë duke filluar nga e mërkura e ardhshme – pasi sipas tyre, konflikti me SHBA-në dhe Korenë e Jugut është i pashmangshëm për shkak të stërvitjeve të përbashkëta të këtyre të fundit që pritet të vijojnë deri në fund të muajit.


Por sido që të jetë situata në kryeqytetin e veriut Piongiang, kryeqyteti i jugut Seul dukej i qetë dje. Trafiku qe i zakonshëm në qendër të qytetit. Media vendëse thotë se diplomatët nuk e kanë marrë parasysh lajmin e shtetit komunist për largim.


“Ne nuk mendojmë se ndonjë mision i huaj po bëhet gati për t’u larguar”, tha një zyrtar pa emër për median. Koreja e Veriut është zemëruar qëkur Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione shtesë si pasojë e një eksperimenti bërthamor të ndërmarrë nga shteti komunist, i treti në historinë e këtij vendi. Zemërimi duket se është shtuar nga stërvitjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat filluan më 1 mars.


Agjencia kineze e lajmeve “Xinhua” njoftoi të premten se një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë se çështja nuk është më a do të ketë luftë, por se kur do të shpërthejë kjo luftë.


Koreja e Veriut ka bërë disa deklarata të egra së fundmi, duke thënë se është në gjendje lufte me jugun, se do të bombardojë me armë atomike jugun dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.