Premtimi
Mandati i tij si ministër i Shëndetësisë, është i sigurt për 2 muaj. Më jetëgjatë vetëm nëse e djathta fiton të drejtën për të qeverisur vendin edhe për 4 vitet e ardhshme. Por, brenda kësaj kohe, ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka një strategji të vetën për të drejtuar të gjitha institucionet shëndetësore, me përvojën e një drejtuesi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Kosova sqaron se do ta nisë detyrën që nga problemet më urgjente të shëndetësisë, kur recetat e pacientëve, të cilat shkojnë te farmacitë private, sepse në spitalet e shtetit nuk ka barna. Ministri i Shëndetësisë thotë se ky është hapi i parë, mundësia për të marrë shërbimin e duhur dhe ilaçet në spitalet publike.
“Shëndetësia ka aq buxhet dhe aq mbështetje nga qeveria sa të bëhen hapa para, pa premtuar ndryshime të menjëhershme, por me dëshirë për të nisur nga fillimi obligime që janë për qytetarët”, theksoi Kosova.