fotoSërish episode dhune në stadiumet shqiptare. Ndeshja e sotme Tirana-Skënderbeu, e cila po luhej pasditen e sotme në stadiumin “Qemal Stafa”  ka përfunduar dhunshëm.


Sipas A1 Report shkak janë bërë disa thirrje të tifozëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Sali Berisha. Policia  ka ndërhyrë duke shkaktuar tension me tifozët e ekipit të Tiranës. Më pas këta të fundit janë përplasur edhe me tifozët e Skënderbeut dhe për pasojë janë dëmtuar disa automjete që ndodheshin të parkuara në atë zonë.


Policia ka shoqëruar disa prej tifozëve .


7 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)