MziuKreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur nga një prej vartësve të tij në policinë bashkiake. Sipas TCH, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës.


Mësohet se Mziu është goditur në fytyrë duke u gjakosur. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim, ndërkohë që policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rrahjen e Mziut.


Sherri mes Mziut dhe vartësit të tij mësohet se ka ndodhur në një zyrë elektorale të PD-së, por policia ka mohuar që në qendër të tij të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.


7 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)