Tiranë


Gjyqi i pazakontë i Ligor Goresë që pretendon se babain e tij e kishte përdorur sigurimi i shtetit


Gjykata e TiranesNjë gjyq i pazakontë është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës. Paditësi, Ligor Gorea, pretendonte se babai i tij është gjallë dhe kërkoi një vendim gjykate për të kryer zhvarrimin. “Varri është i rremë. Kam dyshime të forta se babai im është gjallë dhe regjimi i Enver Hoxhës e dërgoi për ‘punë’ jashtë Shqipërisë. Për të vërtetën kërkojmë të bëhet zhvarrimi, për të mësuar nëse në varr gjendet ndonjë trup”, ishte kërkesa e 60-vjeçarit, megjithëse kanë kaluar 44 vite që prej ditës kur babai i tij, Ndon Goreja është shpallur “zyrtarisht” i vdekur. Edhe në gjykatë, Ligori pretendoi se babai i tij është gjallë dhe se në varrin që mban emrin e tij nuk ka asnjë trup, ose nëse gjendet një i tillë, nuk i përket babait të tij. “Arkivoli i babait nuk u lejua të hapej, pasi na thanë që vdiq nga një sëmundje e rëndë. Ne dyshojmë se shteti e dërgoi atë për punë jashtë vendit”, ka vijuar padinë. Pas kërkesës, gjykata hapi shqyrtimin gjyqësor dhe, brenda tre seancave, vendosi ta rrëzojë, si “të pambështetur në ligj dhe prova”. Megjithatë, sipas Gjykatës së Tiranës, Ligori nuk është dorëzuar dhe disa ditë më parë ka apeluar vendimin. Ai pretendon se ka informacione se babanë e tij e kanë parë në Gjermani, ndërsa informacionet flasin se ka edhe ka fëmijë të tjerë. s.ç