Berisha per TAPKryeministri Sali Berisha ka komentuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” pjesëmarrjen e tij në Forumin Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”, në Baku të Azerbajxhanit. Kreu i ekzekutivit bën të ditur se “atje do të diskutojmë mbi vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik me liderë të tjerë rajonalë”. “TAP përkthehet në miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20,000 vende pune të reja që do të rezultojnë nga ky investim. TAP bën që i gjithë vendi të ketë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe për biznesin”, komenton shefi i qeverisë shqiptare.