Konflikti
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur me grushte, mesditën e së dielës, nga një prej policëve bashkiakë të organit vendor, që ai drejton. Mziu ka marrë goditje në fytyrë, duke u gjakosur, dhe është dërguar drejt Spitalit Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm. Konflikti ende nuk dihet pse është shkaktuar, ndërkohë që policia ende nuk e pranon konfliktin në mënyrë zyrtare. Sipas saj, konflikti ka ndodhur në një zyrë elektorale, por ajo mohon që në qendër të saj të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës. Ende nuk dihet nëse Mziu do të bëjë kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij.