Dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, zoti Besnik Imeraj dhe zoti Gani Dizdari, janë betuar sot para Presidentit Bujar Nishani. Pas leximit të formulës së betimit, gjyqtarët Imeraj dhe Dizdari u betuan se gjatë kryerjes së detyrave të tyre do i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dy gjyqtarët u dekretuan nga Presidenti Nishani pak ditë më parë dhe të enjten e kaluar morën shumicën e votave në Kuvend.
8 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)