obamaPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack  Obama i ka shprehur ngushëllimet familjes Thatcher për humbjen e Baroneshës Margaret Thatcher, kryeministres së parë femër të Anglisë. Obama e cilësoi humbjen e Thatcher si një humbje të madhe për gjithë botën mbarë.


“Me vdekjen e Baroneshës Margaret Thatcher, bota ka humbur një nga kampionet më të mëdha të lirisë dhe pavarësisë, dhe Amerika ka humbur një mikeshë të vërtetë. Si vajza e një shitësi, e cila u rrit për t’u bërë Kryeministrja e parë femër e Britanisë, ajo qëndron si një shembull për bijat tona, duke treguar se nuk ka asnjë barrierë qelqi që nuk mund të thyhet. Si kryeministre, ajo ndihmoi në rivendosjen e besimit dhe krenarisë, që kanë qenë gjithmonë shenjë dalluese e Britanisë në kohërat e saj më të mira. Dhe si një mbështetëse e aleancës sonë transatlantike, ajo e dinte se me forcë dhe vendosmëri ne mund të fitonim Luftën e Ftohtë dhe premtimin e zgjerimit të lirisë.


Këtu në Amerikë, shumë prej nesh nuk do ta harrojnë atë, teksa qëndronte krah për krah me Presidentin Regan, duke i kujtuar botës se ne nuk merremi përpara nga rrymat e historisë – por ne mund ti japim formë atyre, me bindje morale, guxim të palëkundur dhe vullnet të hekurt. Lutjet e mia dhe të Michelle shkojnë për familjen Thatcher dhe të gjithë popullin britanik, ndërsa ne vazhdojmë punën të cilës ajo i kushtoi jetën e saj – popuj të lirë që mblidhen së bashku, të vendosur për të shkruar fatin tonë”, ka thënë Obama.


9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)