bamir topiKreu i Frymë së Re Demokratike, Bamir Topi ka qenë sot në qytetin e Pogradecit, ku u organizua tryeza për programin e kësaj force për rininë.


Në fjalën e tij Topi theksoi se rinia ka në dorë fatin e politikanëve dhe vendit të tyre dhe jo politikanët fatin e të rinjve.


“FRD nuk i trajton të rinjtë si dekor elektoral, por si pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes. Sot orientimi drejt profesioneve është totalisht joprofesional, madje ky orientim nuk krahasohet as me perceptimin që kishte Shqipëria e viteve ‘30 për ta, – tha kryetari i FRD, i cili citoi se Shqipëria është e varfër në profesione.


Duke iu referuar situatës politike në vend, Topi u shpreh se, sot lokaleve të Tiranës hidhen tenderë koalicionesh të çastit, të cilët nuk bazohen në program, por në numra komisionerësh. “Është demoralizuese për qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre në votime fakti që diskutohet ende ruajtja e votës. Politika shqiptare ka nevojë të rigjenerohet, ujërat duhet të lëvizin dhe uji më i pastër jeni ju dhe jo ata që kërkojnë t’u japë Zoti jetë për të qëndruar në pushtet. FRD premton që hapësirat për të rinjtë të jenë natyrale dhe të ndershme dhe të injektojnë kudo frymën e re”, – përfundoi Topi.


9 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)