Ndeshjet – Madrilenët e Murinjos frikësohen, por shkojnë në gjysmëfinale erdhe pse humbën 3-2 në Stamboll. Borusia e çmendur përmbys 3-2 në shtesë ndaj Malagës që ikën në lot


Ronaldo shenon ne Gallatasarai Real MadridKualifikim dramatik i Borusia Dortmundit, që fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Malagës, me dy gola në minutat e fundit. Pjesë e parë me ritëm shumë të ulët ka qenë ajo që është luajtur në “Westfalenstadion”. Miqtë kaluan në avantazh për surprizë falë një aksioni individual të shkëlqyer të Hoakin në minutën e 25-të, që ngriu publikun gjerman, i cili kishte mbushur plot e përplot stadiumin me gjuajtjen e parë në portë. Të zotët e shtëpisë zotërojnë lojën me qarkullimin e topit, por hasin në vështirësi në momentin kur duhet të penetrojnë mbrojtjen e spanjollëve. Atëherë kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0 në favor të Malagas, vjen goli i barazimit, me autor yllin e skuadrës gjermane, Levandovskin, që në minutën e 40-të dribloi portierin për të çuar më pas topin në rrjetë. Në pjesën e dytë ndeshja bëhet totalisht e hapur dhe ritmi është më i lartë, i shoqëruar me raste në të dyja portat. Pas vetëm dy minutash, Gëtce jep asist për Levandovskin, që në një pozicion të mirë gjuan, por bllokohet nga portieri Kabajero. Një minutë më vonë, një mrekulli e portierit Vajdenfeler shpëton Dortmundin nga pësimi i golit të dytë. Gjermanët shpërdorojnë raste të shumta për shënim me Gëtce (53), Rojs (76’) dhe sërish Gëtce (79’). Në të gjitha këto raste, Malaga ka shpëtuar falë mrekullive të portierit argjentinas, Kabajero, i cili nuk i ka lejuar të zotët e shtëpisë të shkojnë te goli. Dhe në minutën e 82-të, spanjollët kthehen sërish në avantazh 2-1 me Elizeu. Dortmund shpreson deri në fund dhe në minutën e parë shtesë barazon 2-2 me Rojs dhe një minutë më vonë përmbys gjithçka në 3-2 me Santana, duke çuar në delir gjermanët: kualifikohet Dortmundi, ndërsa lotët janë për Malagën. Gallatasarai fiton ndaj Realit 3-2, por nuk mjafton për gjysmëfinalen ku shkon skuadra e Murinjos falë rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë. Vetëm pak minuta i kanë mjaftuar Realit të Madridit për të shuar menjëherë entuziazmin e turqve. Një prekje e lehtë e talentit portugez që në minutën e 7-të, pas asistit të Khedirës, ua bën gjërat të qarta të zotërve të shtëpisë. Terim nuk ka në dispozicion golashënuesin e tij, Burak Ilmaz, por në fushë, që nga minuta e parë, janë Drogba dhe Shnajder. Turqit përpiqen, por janë pak efikasë dhe konfuzë, duke mos mundur të kërcënojnë seriozisht portën e Realit të Madridit. Pas një fillimi antagonist të pjesës së dytë, Ronaldo humbet një mundësi të mirë shënimi, i vetëm me portierin turk. Dhe në minutën 58-të rikthehet në lojë Gallatasarai, i cili barazon 1-1 me një gol të mrekullueshëm të Ebue. Gjithçka më pas flet për Gallatasarain, që pasi humbet një rast me Shnajder në minutën e 61-të, po në të 70-ën holandezi nuk fal më dhe i dhuron avantazhin 2-1 turqve me një gjuajtje precize. Dy minuta më vonë vjen magjia e Drobasë për golin e 3-1: Sulmuesi afrikan realizon me një goditje me thembër. Në minutat shtesë, Ronaldo ngushton në 3-2 dhe firmos kështu kualifikimin e Realit të Madridit.