mbledhja e qeveriseNë mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar vendimet për shkarkimin nga detyra të të gjithë zëvendësministrat që i përkisnin Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe prefektëve që i përkisnin po kësaj force politike.


Kështu, është shkarkuar nga detyra Edmond Hoxha, zëvendësministër i Integrimit

Klajda Gjosha, zëvendësministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Selim Belortaja, zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Sokol Dervishi, zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Nora Malaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Tokli Thomaj, zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

Genc Alizoti, prefekt i qarkut të Durrësit

Robert Bitri, prefekt i qarkut të Fierit


Vendimi vjen disa ditë pas daljes së LSI nga koalicioni qeveritar dhe futjes së saj në koalicionin parazgjedhor me PS.

10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)