Referendumi


plehratPresidenti Bujar Nishani dekretoi datën 22 dhjetor të 2013 për mbajtjen e referendumit për mbetjet. Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës cakton datën e referendumit brenda 45 ditëve pas shpalljes së vendimit pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Por Kodi Zgjedhor nuk lejon të mbahet referendum brenda periudhës 6 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit deri 3 muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Sipas përllogaritjeve të bëra nga stafi i presidentit, kjo periudhë përkon me datat 7 mars 2013 deri më 17 dhjetor 2013. Bazuar mbi këto të dhëna, kreu i shtetit ka përcaktuar 22 dhjetorin. Nisma për referendumin është ndërmarrë nga disa shoqata ambientaliste, të cilat mblodhën firmat e 50 mijë shtetasve.