Lëvizje në QSUT


QSUT - Qendra Spitalore Universitare Nene TerezaLargimet dhe emërimet e reja pas prishjes së marrëveshjes mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike po shënohen edhe në radhët e sanitareve. Pas ndryshimeve dhe planifikimeve për shtesa strukturash, por edhe ndryshime, dje regjistrohen largimet e para nga sistemi shëndetësor, në rang sanitarësh. Dhjetë sanitare kanë protestuar dje para Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të largimit të tyre të padrejtë nga puna. Sipas, sanitarëve shkresa e firmosur për largimin e tyre ka qenë pa motivacion të saktë ndërkohë që historia e tyre fillon në vitin 2011. Vendet e tyre të punës rezultuan të ishin mbi strukturë, këto sanitare kanë lidhur kontrata njëvjeçare me spitalin dhe më pas ata nuk janë njoftuar për largim nga puna. Kanë punuar deri në tetor të 2012-s kur drejtori aktual ka kërkuar largimin e tyre nga puna duke mos u paguar as pagat për 5 muajt që ata kanë shkuar rregullisht në punë. Përballë këtyre ankesave, drejtoria e qendrës spitalore ka deklaruar se ish-punonjëset kanë qenë të përfshira në strukturë deri nga fundi i vitit 2008, por me ndryshimet që ndodhën në strukturën e re pas vitit 2008 vendet e tyre u suprimuan, duke u lidhur sipas nevojave të institucionit kontrata me afat të përcaktuar kohor me miratimin e të dyja palëve. Sipas Drejtorisë së QSUT-së pretendimet e ish-punonjëseve i përkasin një periudhe të shkuar, pasi kontrata e punës e kishte përfunduar funksionin ligjor përpara se në krye të Drejtorisë së Përgjithshme Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të vihej drejtori aktual, Edmond Rrushi. Lo. Mi.