Manxhukic feston golin ne Juventus Bajern 0-2Pas Realit të Madridit dhe Borusias së Dortmundit, të martën, dy gjysmëfinalistet e tjera janë Bajern Mynih dhe Barcelona, të cilat kompletojnë kuadratin e skuadrave që do të luajnë për fitoren finale të trofeut të Champions League. Gjermanët kanë eliminuar Juven. Pas 2-0 në ndeshjen e parë në Gjermani, Bajerni ka triumfuar me të njëjtin rezultat edhe në shtëpinë e Juventusit falë golave të Mandzukiç (64’) e Pizarros (90’) në pjesën e dytë. Misioni i italianëve për të shënuar në 45 minutat e para, nuk nxori gjë në pah për skuadrën e Kontes. Kjo gjë u vu re dhe në një paqartësi e në konkluzionin e aksioneve të repartit sulmues. Pavarësisht disa manovrave të bëra nga mesfushorët bardhezi, pjesa e parë u mbyll me rezultatin e pastër 0-0. Pra, një pjesë e parë, me pak raste si nga njëra palë dhe pala tjetër. I vetmi aksion i rrezikshëm, në këtë pjesë, ishte goditja e lirë e Andrea Pirlos, që përfundon mbi shtyllën e mbrojtur nga Nojer. Ndërsa gjermanët bëhen të rrezikshëm me disa aksione në zonë, por rasti i vetëm është një gjuajtje nga larg e Alabës, këtë herë Bufon ndalon gjithçka. Në pjesën e parë, as Vuçiniç as Kualjarela nuk gjetën kombinimet e duhura për të realizuar të paktën një gol. Me gjithë përpjekjet e Juves, superfuqia gjermane i lejon Bajernit t’u japë italianëve edhe leksionin nr. II. Barcelona vuan, por kualifikohet falë barazimit 1-1 me PSG-në. Në atë fillim skuadra e Ançelotit u duk më e rrezikshme dhe më afër qëllimit, por ishte vendimtar Valdes Viktor në të dyja rastet e francezëve: në 24′ me Lavecin, dhe në 28′ me Lukas. Ndërkohë Barça me Mesin e lënë në stol, ishte shumë pranë kalimit në avantazh që në sekondat e para të lojës me një goditje dënimi të Ksavit. Pjesa e dytë është ajo që dhuron emocionet më të mëdha. Ndërsa Barça krijonte vazhdimisht një volum të madhe loje, janë parisienët ata që befasojnë në minutën e 50. Ibrahimoviç shërben në qendër për Pastoren, që në pozicion të rregullt hyn në zonë dhe me të majtën mposht Valdes, që devijon topin, por nuk mundi të evitojë golin. Katalanasit nuk kanë më kohë për të pritur dhe shpresa e madhe është te Mesi, i cili zëvendëson Fabregas. Është pikërisht argjentinasi protagonist i aksionit të golit të barazimit, pasi e ndan në dysh mbrojtjen e PSG-së, jep një pasim për Vijan, që me shpatulla nga porta shërben për Pedron, i cili gjuan atje ku Sirigu nuk arrin. Rezultati është 1-1 dhe shkon në favor të Barcelonës, falë më shumë golave në fushën kundërshtare, kur marrim parasysh ndeshjen e parë (2-2 në Paris).


 


Ndeshjet


Juve i thotë lamtumirë Europës, pasi mundet 2-0 edhe në shtëpi nga bavarezët. PSG-ja befason Barcelonën, por në fund në fushë hyn Mesi dhe muzika ndryshon