samiti i G8Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vendeve më të Zhvilluara, G8, kanë dënuar “në termat më të fuqishëm të mundshëm” aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut.


Në deklaratën e përbashkët, të lëshuar në Londër, ministrat i kanë bërë thirrje Phenjanit “të përmbahet nga aktet e tjera provokuese” dhe e kanë paralajmëruar për sanksione të reja nëse lëshon raketë të re.


Koreja e Veriut ka kryer provën e tretë bërthamore në muajin shkurt, çfarë ka bërë që OKB-ja të forcojë sanksionet kundër saj. Në përgjigje, Phenjani ka kërcënuar me sulme bërthamore SHBA-në dhe me luftë Korenë e Jugut.


11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)