rez ballaAleanca Kuq e Zi e ka cilësuar vendimin për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, si lëvizjen e fundit të Sali Berishës, të cilin e ka cilësuar si kasapi i votës së lirë. “Aleanca Kuq e Zi muaj më parë ka denoncuar lëvizjet e shtetasit Berisha,I cili provoi më prekjen e KQZ se është njeriu që ka shkaktuar dhe do të vijojë të shkaktojë krizat më të thella institucionale në Republikën e Shqipërisë, duke trajtuar si haraç të tijin Kushtetutën dhe institucionet kushtetuese.


Aleanca Kuq e Zi deklaron se kambana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur”, ka deklaruar Rezar Balla, kreu i AK-së së degës për Tiranën.


Kuqezinjtë kanë akuzuar kryeministrin Berisha se po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proceseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve.


“Aleanca KuqeZi si e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë.


Mbajta e pushtetit të kalbur pa dëshirën dhe vullnetin e sovranit është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe lëvizjet e fundit politike që në thelb kanë marrëveshjet dhe allishverishet, tregojnë qartë që po shkojmë drejt një modeli Bolshevik të sundimit të Shqipërisë”, tha Balla


12 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)