Kriza


qipro ariQipro filloi shitjen e pjesës dërrmuese të rezervës së vet të arit për të financuar një pjesë të paketës së shpëtimit financiar. Një vlerësim nga Komisioni Europian thotë se Qipro duhet të shesë rreth 400 milionë euro lingota ari.


Kombi ishullor sakaq ishte detyruar të shkatërrojë një nga bankat e vet më të mëdha dhe të konfiskojë depozitat e të pasurve për të siguruar paketën e ndihmave me vlerë 10 miliardë euro. Ekonomia e Qipros pritet të zvogëlohet me 8.7 për qind këtë vit, një nga rëniet më të forta në historinë e njerëzimit.


Rezervat në lingota të Qipros qenë 13.9 tonë në fund të shkurtit. Me çmimet aktuale, asaj do t’i duhet të shesë 10.36 tonë ar për të siguruar 400 milionë eurot. Shitja do të jetë më e madhja nga një bankë qendrore europiane që kur Franca shiti 17.4 tonë në gjysmën e parë të vitit 2009.


Analistët thonë se ka pak gjasa që shtete të tjera të eurozonës të bëhen shitës të mëdhenj të metalit të çmuar. Portugalia ka 382.5 tonë ar me vlerë 14.76 miliardë euro me çmimet aktuale, ndërsa Spanja disponon 281.6 tonë ar me vlerë 10.8 miliardë euro. Italia ka rezervën e katërt më të madhe të arit në botë me 2,451.8 tonë, me vlerë të përgjithshme prej 94.6 miliardë eurosh.