Kronologjia
Ora 10:00 – Mblidhet grupi i PS-së për të përcaktuar qëndrimin politik mbi çështjen e mandatit të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho
Ora 10:30 – Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ku Topalli i paraqet kërkesën për futjen në seancë për të votuar çështjen e anëtarit të KQZ
Ora 11:00 – Ambasadorët Sequi dhe Wollfarth bënë thirrje që mazhoranca të mos ngutet për shkarkimin e anëtarit të institucionit zgjedhor
Ora 12:00 – Topalli thërret për herë të dytë Konferencën e Kryetarëve, debatohet për KQZ, PS e cilëson si shkelje kushtetuese
3 orë – Pritja e deputetëve për nisjen e seancës kuvendore ka zgjatur mbi 3 orë gjithsej, në pritje të vendimit përfundimtar të konferencës
Në seancë është vënë re një rreshtim i ri i deputetëve në sallë. Meta dhe deputetët e LSI-së kanë ikur nga mazhoranca dhe janë ulur në anën ku qëndron opozita. Ndërsa të pavarur, Kadeli dhe Dogjani, u ulën në anën e PD-së
“Është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së – të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janë apolitikë”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë kundërshtuar hapur tentativën e PD-së për të zëvendësuar anëtarin e KQZ-së, të propozuar nga LSI-ja. Në mënyrë të prerë si Uashingtoni, nëpërmjet ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por edhe Brukseli, nëpërmjet zëdhënësit të komisionerit Fule, kanë kërkuar që mazhoranca të tërhiqet, pasi vendimet duhet të merren me konsensus.
SHBA
Ambasada e SHBA në Tiranë, me anë të një deklarate zyrtare ka bërë thirrje që të mos preket KQZ-ja. “Ne mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e Kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera. Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje në mënyrë konsekuente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri – atyre në qeveri dhe atyre në opozitë – që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor. Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve. Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së – të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janë apolitikë. Me t’u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë – si dhe për hir të qartësisë morale – ne nxisim të gjithë aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së”, thekson ambasada e SHBA-së.
BE
Bashkimi Europian ka kundërshtuar mazhorancën për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, duke e cilësuar si “mënyrë partizane”.
Nga Bosnja, ku ndodhet në një vizitë me komisionerin Stefan Fule, zëdhënësi i tij, Peter Stano, në një intervistë telefonike për “Top Channel” deklaroi qëndrimin e Komisionit Europian që po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet e fundit me tentativat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një prej komisionerëve të tij.
Peter Stano nënvizoi faktin se sipas Kodit Zgjedhor shqiptar, organet e administrimit të zgjedhjeve duhen shkarkuar nga detyra në një mënyrë profesionale dhe të paanshme. Ato duhet të funksionojnë pa pengesa dhe në një mënyrë transparente e jo partizane. “Ne jemi duke e ndjekur nga afër situatën që po ndodh me KQZ-në. Komisioni Europian dëshiron të theksojë, se sipas Kodit Zgjedhor në Shqipëri, administrata zgjedhore duhet të mbahet larg nga veprime që cenojnë pavarësinë e saj. Ky Komision duhet të operojë qetësisht dhe në mënyrë transparente, jo në mënyra partizane. Duhet të garantohet pavarësia e KQZ-së, pasi anëtarët e zgjedhur janë betuar të jenë si jo të njëanshëm dhe të pavarur”, tha Stano. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth kanë deklaruar se po ndjekin me kujdes situatën. Ndërkaq, mësohet se misioni BE-së në Tiranë ka thirrur një ekspert ndërkombëtar për çështjet ligjore, që lidhen me zgjedhjet. Ai është Nikolai Vulçanov, një emër i njohur në fushën e legjislacionit zgjedhor, ish-drejtues i disa misioneve të ODIHR-it në vëzhgimin e zgjedhjeve në disa vende. Vulçanov është kërkuar të vijë në Tiranë, për të dhënë ekspertizën e tij për zhvillimet që lidhen me KQZ-në.
Delegacioni BE-së nuk është ngutur të japë opinionin e tij për këtë çështje kaq të nxehtë, por paraprakisht ka kërkuar të ketë opinionin e specializuar të Vulçanov. Vulçanov aktualisht punon si ekspert për Komisionin e Venecias.
Mazhoranca,
hap mbrapa