Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen sotme në qytetin e Laçit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit ku 30 vjeçari Gëzim Gjoni u qëllua për vdekje me armë zjarri ndërsa ndodhej në një lokal. Ende nuk dihet autori apo autorët e ngjarjes si dhe shkaqet që çuan në këtë krim.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të krimit si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
13 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)